
Jahmir Hyka po bind perdite e me shume stafin teknik dhe drejtuesit e Maincit per kualitetin e tij. Mesfushori i Kombetares ka bere nje tjeter paraqitje mjaft te mire ne miqesoren qe skuadra e Bundesliges II gjermane ka barazuar 1-1 me St. Paulin, gjate fazes pergatitore.
21-vjeçari eshte aktivizuar si titullar ne krahun e majte te mesfushes dhe gjate pjeses se pare ka zhvilluar loje te kenaqshme, me inkursione mes mbrojtesve, dalje te rrezikshme ne krah dhe harkime.
Gjate fraksionit te dyte te ndeshjes, Hyka eshte dukur disi me rralle ne aksionet sulmuese, deri ne minuten e 76-te, kur tekniku Jorn Andersen e zevendesoi me Kalderim. Ne fund te sezonit te kaluar, kuqeziu dukej pothuajse prane largimit, por demtimet e disa mesfushoreve bene qe ai te qendroje dhe me paraqitjet e deritanishme, te fitoje besimin e Mainc.
Top Channel