
Vllaznia e sheh veten te eliminuar ne turin e dyte te Liges se Europes, edhe pse kane luajtur vetem 90 minutat e para kunder Rapidit te Vjenes.
Shkodranet jane shpartalluar me rezultatin 5-0 ne stadiumin “Gerhard Hanapi”, pavaresisht se trajneri Hasan Lika e ka rreshtuar skuadren me forca te shumta ne mbrojtje, duke shpresuar ne nje humbje minimale, qe do te linte gjithçka te hapur per takimin e kthimit.
22 minutat e fundit te lojes rezultuan fatale per nenkampionet e Shqiperise, qe per shkak te lodhjes kane gabuar shume, duke u dhene mundesi austriakeve te fitonin me goleade.
Minutat e para te takimit kane qene mjaft te luftuara dhe me mjaft nderhyrje te parregullta. Vendasit kane rrezikuar porten e mbrojtur nga Bishani me Dober dhe Hofman, tentativat e te cileve ishin te pasakta. Sulmi i pare i Vllaznise ne porten e Rapidit ka ardhur vetem pas 27 minutave loje me Nikan.
Por, renia e kuqebluve ka nisur ne te 33-en: gjyqtari rus Bezborodov ka akorduar nje 11-metersh, i cili u shnderrua ne gol nga Hofman. Pjesa e pare eshte mbyllur me avantazhin minimal te te besuarve te Pakult, ku rikthehen vrullshem ne fushe pas pushimit mes pjeseve.
Kavlak e Hofer ne dy raste kane kerkuar golin e dyte, ndersa Vllaznia u kunderpergjigj me Balaj. Ne te 68-en, rezistenca e te besuarve te Likes u thye perfundimisht. Jelaviç dyfishon shifrat, ndersa pese minuta me pas eshte serish ai qe shenon edhe golin e trete. Trimel ne te 83-en dhe Hofer ne te 85-en vulosen rezultatin 5-0, qe nuk u le asnje shans shkodraneve per takimin e se enjtes se ardhshme (me 23 korrik), ne stadiumin “Loro Boriçi”.
Top Channel