
E duan te gjithe, e kerkojne te gjithe, sikur te ishte “Berberi i Seviljes”.
Po flasim per Blerim Xhemailin, qe me sa duket eshte perla e zeze e Torinos. Ne kerkim te tij shikojme Udinezen, Fiorentinen, Palermon dhe as me pak e as me shume se Liverpulin.
Pra, atehere kur shpreheshim se Blerimi vlente te pakten 15 milione euro, nuk ishim edhe aq te cmendur. Merkatoja po sillet rreth tre emrave, qe nga momenti kur braziliani Melo doli nga konkurrenca: Xabi Alonso (25 mln), D’Agostino (21 mln) dhe pikerisht Xhemailit, vlera e te cilit eshte rritur nga 3 milione ne bashkepronesi me Fiorentinen ne 9 milione per Palermon (e cila deshiron ta paguaje me lojtare), ndersa Liverpuli nuk ka shprehur ende shifra.
Shqiptari nga Maqedonia, me pasaporte zvicerane eshte tashme ne qender te merkatos dhe mund te thuhet me siguri se, sezonin e ardhshem ai nuk do te luaje ne Serine B me Torinon.
Top Channel