Toro Rosso shkarkon Sebastian Burdais
16/07/2009 11:35
Skuderia Toro Rosso pushon nga puna pilotin francez Sebastian Bourdais me nje justifikim sa te kuptueshem aq edhe te pazakonte.
“Gara e Gjermanise ne fundjave ishte e fundit per Burdais me Toro Rosso-n. Gjate vitit te dyte me skuderine tone ai nuk ka permbushur objektivat”, thuhet ne deklaraten zyrtare te skuderise austriake.
Kjo deklarate kerkon te tregoje se Burdais nuk ka qene i impenjuar ne maksimum gjate garave te fundit, cka do te beje qe ai te mungoje ne garen e Hungarise ne 26 korrik.
Top Channel