I ve zjarrin stanit, prangoset i semuri mendor

16/07/2009 08:45

I ve zjarrin stanit te bashkefshatarit, prangoset 37-vjeçari me te meta mendore. Burime zyrtare nga Policia e Permetit bejne te ditur se mengjesin e djeshem eshte prangosur Artan Zaim Shehaj, lindur dhe banues ne fshatin Vinokash te Permetit.

Mesohet se 37-vjeçari i ka vene zjarrin stanit te bashkefshatarit te tij, duke rrezikuar jeten e banoreve dhe djegien e shtepive te tjera te fshatit.

Ngjarja ka ndodhur rreth ores 03.00 te mengjesit te djeshem, kur disa banore te fshatit Vinokash te Permetit kane njoftuar ne sallen operative te Komisariatit te Policise se nje shtetas, i njohur si person me te meta mendore, i ka vene zjarrin dhe ka djegur vathen dhe kasollen e bagetive te nje bashkefshatari te tij.

Menjehere ne vendngjarje kane shkuar forcat e Komisariatit te Policise se Permetit dhe grupi hetimor ka nisur menjehere nga puna per gjetjen e autorit dhe zbardhjen e ngjarjes. Nga deshmite e mbledhura prej banoreve te zones dhe nga vete te demtuarit, ekspertet kane konstatuar se autor i zjarrvenies ka qene 37-vjeçari Shehaj. Ngjarja mesohet te kete ndodhur oret e para te mengjesit te se merkures.

Burime zyrtare nga policia bejne te ditur se Shehaj, pas nje grindjeje banale qe ka pasur me bashkefshatarin e tij me iniciale S. K., ne shenje hakmarrjeje eshte zgjuar naten dhe i ka vene zjarrin kasolles se bagetive te tij. Flaket e zjarrit jane perhapur me shpejtesi dhe kane rrezikuar te perfshinin edhe banesen e ketij shtetasi, pasi kasollja e bagetive ishte shume afer me te.

Sapo ka pikasur tymin S. K., i ndihmuar edhe nga disa banore te tjere qe jetonin prane tij, kane nderhyre per te shuar zjarrin dhe per te shpetuar bagetite dhe banesen nga flaket. Megjithate nuk eshte arritur te shpetohet baza ushqimore, 30 pulat dhe qeni i stanit qe ndodheshin brenda kasolles, e cila eshte shkrumbuar e gjitha.

Nderkohe, burime policore pohojne se Shehaj njihej ne fshat si person me probleme mendore. Nga veprimet hetimore, por edhe nga deshmite e marra prej familjareve dhe bashkefshatareve te tij, rezulton se 37-vjeçari eshte i semure mendor, ndonese nuk eshte i pajisur me kartele mjekesore dhe nuk trajtohet me medikamente.

Policia ka bere arrestimin ne flagrance te zjarrvenesit Artan Shehaj, duke e akuzuar per kryerjen e vepres penale te “shkaterrimit te prones me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal. Nderkohe, dosja me materialet hetimore i ka kaluar Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster per veprime te metejshme procedurale.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta