Flamurtari-Madheruell, Vlora u hap dyert tifozeve

16/07/2009 08:00

Vlora hap dyert per tifozet e Madheruellit, per sfiden e pare qe Flamurtari do te  luaje sot, ne turin e dyte eliminator te Liges se Europes.

Per shkak te panikut te krijuar disa dite me pare nga drejtuesit e klubit skocez, vetem pak tifoze miq pritet te paraqiten ne stadiumin “Flamurtari”, per ndeshjen qe starton ne oren 17:30.

Por, drejtori sportiv, Geri Cipi, siguroi se te gjithe mbeshtetesit e Madheruellit, qe do te udhetojne drejt qytetit bregdetar, do te jene te mirepritur. “Menaxheri i pergjithshem i klubit skocez me telefonoi dhe kerkoi 500 bileta, pra do te kete edhe tifoze miq”, tha ai.

“Atmosfera eshte normale dhe nuk do te kete probleme. Vlora eshte nje qytet turistik dhe di si te sillet me te huajt”. Me tej, ish-mbrojtesi i Kombetares foli edhe per ndeshjen, duke e vene theksin te largimet e nente titullareve te Madheruellit dhe shprehu besim te talenti i skuadres se Memushit: “Kundershtaret kane shitur shume lojtare titullare nga edicioni i kaluar dhe gjate veres ndryshuan trajner. Kjo eshte pozitive per ne. Kemi nje skuader te re ne moshe, por mjaft te talentuar dhe nje trajner qe e njeh mire forcen e secilit”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta