Cili: Zgjedhjet e 28 qershorit, me sovranet
16/07/2009 21:35
Analisti Henri Cili ka bere nje vleresim pozitiv te zgjedhjeve te 28 qershorit qe u zhvilluan ne Shqiperi.
Duke folur ne emisionin “Top Story” ne Top Channel, Cili ka deklaruar se keto zgjedhje mund te konsiderohen me te mirat qe nga fillimi i demokracise.
“Keto nuk jane zgjedhje qe mund te na benin shume krenare, por nuk jane as zgjedhje per t’u turperuar. Keto ishin zgjedhjet me sovrane te mundshme qe ka pasur Shqiperia qe nga viti 91-92”, ka pohuar Cili.
Analisti i njohur ka bere te njejtin vleresim edhe persa i perket punes se Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.
“Kjo KQZ ndoshta nuk ka qene me e mira, por nuk ka qene as me e keqja”, ka shtuar ai.
Top Channel