
Papunesia ne Shqiperi ka pesuar “rritje te ndjeshme” gjate tremujorit te fundit te vitit 2008 dhe tendenca eshte rritja e saj e metejshme gjate ketij viti si pasoje e krizes, ben te ditur Banka e Shqiperise ne analizen e saj per Stabilitetin Financiar te vendit.
Konkluzioni i BSH bazohet ne vrojtim te individeve dhe bizneseve te kryera gjate kesaj periudhe. Por ndersa BSH raporton renie te punesimit dhe rritje te papunesise, statistikat zyrtare qe grumbullohen nga Ministria e Punes dhe Çeshtjeve Sociale, si dhe publikohen nga Instituti i Statistikave, flasin per nje situate krejt te ndryshme.
Keshtu, po per tremujorin e katert te vitit 2008, numri i te punesuarve ne Shqiperi u rrit me 4200 vete, nje shifer kjo shume e larte per vetem tre muaj, per shkak se sipas te njejtave statistika, punesimi ne Shqiperi eshte rritur me hap breshke qe nga viti 2001.
“Rezultatet e vrojtimit per individet, tregojne se niveli i papunesise per tremujorin e fundit te vitit 2008 eshte rritur ndjeshem. Kete gje e konfirmon edhe rezultati i vrojtimit per te njejten periudhe te sektoreve te industrise dhe te sherbimeve, te cilet kane ulur punezenien”, thote BSH ne analizen e vet.
Perjashtim ben sektori i ndertimit, i cili shfaq nje rritje te punezenies ne tremujorin e katert te vitit 2008.
“Sektori i industrise pret ulje te kapaciteteve te tij te punesimit, ndonese ne menyre me te zbutur ne krahasim me tremujorin e fundit te vitit 2008”, vijon BSH.
Banka Qendrore eshte e shqetesuar veçanerisht per faktin se rritja e papunesise mund te shkaktoje probleme zinxhir ne te gjithe ekonomine e vendit.
“Rezulton se me forcimin e mundshem te efekteve te krizes nderkombetare ne ekonomine e vendit aftesia e sektorit te ekonomive familjare per te gjeneruar te ardhura nepermjet punezenies mund te bjere”, thote BSH.
Top Channel