Bajze, OST eleminon rrezikun

16/07/2009 13:05

Pas shqetesimit te ngritur ne media per shperthimet qe shkaktonin linjat e tensionit te larte prane disa shtepive ne Bajze te Shkodres, specialistet e OST-se kane nderhyre per te zgjidhur problemin.

Pasi eshte bere stakimi i linjes qe lidh sistemin energjitik shqiptar me ate malazez, eshte bere prerja e pemeve qe krijonin kontaktet e rrezikshme. Pak dite me pare ne kete vend humbi jeten edhe nje punonjes i ndermarrjes elektrike qe kishte shkuar per te verifikuar problemin e ngritur nga banoret e zones.

Keta te fundit jane ankuar se prej disa ditesh mbi catite e shtepive te tyre kishte shperthime qe vinin nga linja e tensionit te larte. Telat prekeshin nga pemet duke krijuar qark te shkurter. Banoret tregojne se gjemimet shoqeroheshin edhe me flake e mberrinin deri prane shtepive te tyre.

Per kete arsye ata qendronin gjithe kohes jashte banesave duke fjetur jashte nga frika se flaket mund te demtonin shtepite e tyre gjate nates. Pas humbjes se jetes te nje elektricisti nisen edhe hetimet ndersa se fundmi ndermarrja elektrike eleminoi problemin duke prere te gjitha pemet qe shkatonin qarkun e shkurter.

Top Channel