
Nje person rreth te 60-ve ka mbetur i vdekur rreth ores 9:00 te dites se sotme si pasoje e nje aksidenti ne afersi te fshatit Frakull ne rrethin e Fierit.
Ai eshte aksidentuar nga dy te rinj qe udhetonin me motorr ne aksin rrugor Frakull-Kafaraj. 60 vjecari sapo kishte zbritur nga fugoni dhe po kalonte ne krahun tjeter te rruges kur eshte goditur nga motocikleta qe udhetonte me drejtim nga Kafaraj per nne Frakull.
I aksidentuari se bashku me dy te rinjte jane derguar menjehere ne spitalin rajonal te Fierit, por 60 vjecari nuk ka mundur t’i rezistoje plageve dhe ka humbur jeten gjate rruges. Drejtuesi i motocikletes Celnik Hilaj, 18 vjec ndodhet ne gjendje te rende, ndersa shoku i tij ka mare plage te lehta.
Sipas uniformave blu qe mberiten menjehere ne vendngjarje, shkak per aksidentin ishte pakujdesia e 60 vjecarit ende te paidentifikuar nga fshati Bishan i rrethit te Fierit dhe shpejtesia e motocikletes.
Top Channel