
Tirana ka barazuar 1-1 ne ndeshjen e pare ndaj Stabaekut ne “Qemal Stafa”.
Kampionet e Shqiperise e kane filluar mire ndeshjen duke tentuar te sulmonin per te shenuar sa me shpejt, ishte pikerisht minuta e 13-te kur Lila kalon ne avantazh bardheblute, por gjyqtari sinjalizon nje pozicion jashte loje.
Ky ishte episodi me i rrezikshem per Tiranen ne 45 minutat e para, te cilat u zhvilluan me 2 seanca pasi gjyqtari ne minuten e 25-te nderpret ndeshjen per shkak te temperaturave te larta duke i dhene mundesine lojtareve qe te freskoheshin.
Me rifillimin e lojes, Muzaka, thuajse inekzistent ne fushen e lojes, jo vetem qe nuk ndihmoi ne repartin e sulmit, por i dhuron nje “top te arte” Kobajashit i cili shenon golin e avantazhit per skuadren norvegjeze ne minuten e 34-te.
Me rifillimin e pjeses se dyte Tirana futet me nje tjeter fryme ne fushen e lojes.
Sefa dhe Lila ne krah i japin me shume shpejtesi lojes dhe ne minuten e 49-te nje aksion individual i Sefes, sjell golin e barazimit, goditjen e tij nuk e ndalon dot portieri i Stabaek dhe Muka shtyn topin ne rrjete.
Edhe pse trajneri Loncarevic u perpoq me disa zevendesime, duke futur ne fushen e lojes Molhelebi dhe Abilaliajn, rezultati mbeti i pandryshuar 1-1.
Per ndeshjen e kthimit edhe pse me nje rezultat te pare te barabarte, norvegjezet e Stabaek kane avantazhin e golit ne fushen kundershtare, megjithate edhe ne kampion bardheblu barazimi 1-1 shihet si pozitiv per ndeshjen e 21 korrikut ne Norvegji.
Top Channel