Seman, dalin ne breg 9 peshkaqene te vegjel
15/07/2009 17:10
Mengjesin e sotem ne Plazhin e Semanit jane gjendur ne breg te detit 9 peshkaqene te vegjel qe dallget i kishin perplasur ne rere. Ata jane gjetur sot nga plazhistet, te ngordhur.
Te rreshtuar njeri pas tjetrit ata kishin terhequr vemendjen e kalimtareve te shumte qe kishin ardhur per te bere plazh. Nuk dihet nga kane ardhur dhe si jane gjendur te ngordhur ne breg te detit, por sipas disa peshkatareve ata jane zene me rrjete dhe duke qene te vegjel jane braktisur nga peshkateret.
Gjithesesi nuk perjashtohet mundesia qe keta peshkaqene mund te jene goditur edhe nga ndonje lende shperthyese e hedhur nga peshkataret ne menyre te paligjshme.
Top Channel