KQZ rrezon kerkesen e PS per Shkodren

15/07/2009 14:35

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ne mbledhjen e sotme ka rrezuar kerkesen per rinumerimin e votave ne qarkun e Shkodres.

Kryetari Arben Ristani e ka argumentuar kete vendim me pretendimin se KQZ nuk ka kompetencat e duhura per te vendosur rinumerimin ne te gjithe qarkun.

“KQZ nuk eshte kompetente per rinumerimin e  votave ne te gjithe qarkun. Kerkesa e zonjes Subashi dhe zotit Laze nuk ka te beje me nje numer te caktuar votash”, ka pohuar Ristani.

Nderkohe, komisioni ka miratuar kerkesen e PD per rishqyrtimin e qendrave 0211 dhe 0342 ne Shkoder, te cilat do te diskutohen ne oren 17.

Top Channel