Lorik Cana: Me pelqen Anglia

14/07/2009 20:50

Ndersa ishte konsideruar nje marreveshje e mbyllur ajo mes Lorik Canes dhe Hamburgut, papritmas gjithcka eshte pezulluar 24 oret e fundit.

Shkak duket se eshte bere nje oferte e re e drejtueseve te skuadres se Evertonit, per nje shifer prej 6 milione sterlinash, qe sipas “Daily Mail, e shtyn lojtarin e kombetares shqiptare drejt Premier Liges.

“Klubi anglez mund te jete destinacioni im me i mir, por edhe klubet gjermane jane nje opsion i mire po ashtu”, ka deklaruar Cana ne nje bisede telefonike me Top Channel.

Ofertat ndaj kapitenit te Marsejes ne kete sezon merkatoje nuk kane munguar edhe nga emrat e medhenj te futbollit anglez, si Arsenali apo Liverpuli, apo klubet gjermane te Hamburgut e Volfsburgut, megjithate keto dy skuadra duken disi me larg.

“Une kam pasur kontakte me Liverpulin dhe lojtari qe luan rolin tim eshte Havier Maskerano dhe ai nuk leviz. Edhe kontakti me Arsenalin ka qene por nuk ka pasur nje ockay”, eshte shprehur Cana.

Pak dite me pare Lorik Cana, se bashku me klubin e tij Marsejen, kane pasur nje takim me presidentin francez Sarkozi, te cilit i ka dhene nje fanele te klubit te tij me numrin 1.

Per mediat franceze, ky ishte takimi i fundit mes Sarkozise, nje tifoz personal i shqiptarit dhe Lorik Canes si kapiten i Marsejes.

Ne kete takim futbollisti shqiptar ka biseduar me kryeministrin britanik Gordon Braun dhe me ministrin e Jashtem francez Bernard Kushner, te cilin e ka falenderuar per ate qe ai beri per Kosoven.

“Une presidentin Sarkozy e kam njohur kur kam qene minister. I dhurova nje fanele me numrin 1 dhe biseduam per futbollin. Me pas fola edhe me Bernard Kushner”, ka shtuar Cana.

Sipas vete futbollistit shqiptar, fundjava e ardhshme do te zbardhe dhe emrin e skuadres se tij te re.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA