Loncarevic: Dua ta nis me fitore

14/07/2009 08:00

Ilija Loncarevic kerkon ta filloje me fitore aventuren ne krye te stolit te Tiranes. Trajneri kroat do te debutoje me kampionet e Shqiperise te merkuren, ne ndeshjen e turit te pare eliminator ne Ligen e Kampioneve, kunder norvegjezeve te Stabaek.

“A besoj te kualifikimi? Deshiroj te theksoj se te gjithe ata qe merren me sport duan te fitojne, ashtu sikurse edhe une. Per me teper kjo eshte ndeshja ime e pare ne krye te nje skuadre shqiptare dhe kam shume deshire qe aventura ime me Tiranen te nise me fitore”, deklaroi 65-vjecari vetem pak ore perpara ndeshjes kunder kampioneve te vendit nordik. “Une jam trajner, pergatis ndeshje, por ne fushe zbresin futbollistet. Ne fund, per cdo rezultat, fitore apo humbje, meritat dhe pergjegjesite u takojne te dyja paleve”.

Skuadra vazhdon pergatitjet per kete ndeshje, e cila cilesohet mjaft e veshtire prej kualitetit te kundershtareve. Gjithsesi, ne keto ore te fundit, Loncarevic ka marre sinjale pozitive. Tekniku eshte shprehur mjaft entuziast per formen e treguar nga lojtaret, por edhe per punen e bere deri me tani.

Ai tha: “Jam mjaft i kenaqur me skuadren time. Te gjithe lojtaret gezojne forme shume te mire fizike. Te them te drejten kam mbetur i befasuar. Skuadra ka shume kualitet dhe ne pergjithesi jam i kenaqur me te gjithe punen qe kemi bere deri me tani”. Skuadrat do te zbresin ne tapetin e stadiumit “Qemal Stafa” ne oren 20:00. Nje problem qe nuk duhet anashkaluar eshte fakti se Stabaek mbetet nje skuader me shume te panjohura. Trajneri ka bere nje analize te pergjithshme te norvegjezeve, ndersa ka theksuar mendimin se sfida do te luhet pergjate gjithe 90 minutave. “Natyrisht qe do te kisha preferuar ta njihnim disi me mire kundershtarin tone ne Champions. Megjithate, ne baze te informacioneve te grumbulluara, kemi vene re se ata jane nje skuader mjaft e forte”, theksoi ish-kandidati per stolin e Kombetares shqiptare.

“Pavaresisht kesaj, stafi teknik dhe futbollistet e Tiranes duhet te japin maksimumin per te arritur objektivin, pra te kualifikohemi ne turin e dyte eliminator. Sa ndikon fakti qe ndeshja e pare eshte ne Tirane? Takimi i pare, te cilin do ta luajme ne shtepine tone, mund te jete percaktues, por nuk perjashtohet te rezultoje i parendesishem ne rezultatin perfundimtar”.

Loncarevic ka preferuar ta mbaje sekret menyren sesi do ta rreshtoje skuadren, duke shpresuar t’i kape ne befasi rivalet. “Kam nje ide se si do te luajme. Me duhet te jap maksimumin ne kete ndeshje, per te perfituar nga faktori fushe, sepse ne kete menyre do te ishim me te qete per ndeshjen e kthimit”. Nuk kishte si te mungonte edhe thirrja per grupimet e tifozeve kryeqytetas, qe te mbeshtesin ekipin e tyre te zemres: “Shpresoj qe te kemi sa me shume tifoze ne stadium, shpresoj qe skuadra te dale ne lojen e saj me te mire dhe natyrisht shpresoj qe ne fund te fitojme”.
Nderkohe, jane hedhur hapat e pare ne tentative per te zgjidhur ngercin financiar ne skuader, ku lojtaret nuk kane pranuar kontratat minimale te ofruara nga Bashkia e Tiranes (vecmas kontratave me donatorin Halili). Ne mbledhjen e dates 17 korrik te keshillit bashkiak, institucioni qe drejton kryeqytetin ka propozuar diskutimin e dy pikave: 1) Nivelet e mases ditore te perfitimit me trajtim ushqimor qe financon Bashkia e Tiranes per sportistet e klubit sportiv “Tirana” dhe klubit te futbollit “Tirana” dhe 2) Rishperndarje fondesh ne Buxhetin e Bashkise se Tiranes per vitin 2009 dhe per perdorimin e fondit rezerve, me qellim investime ne klubin e futbollit, “Tirana”.
 
 

 

Top Channel