
Skuadra italiane e Serie A, Bolonja mund të ketë shumë shpejt një president shqiptar.
Lajmet në mediat italiane për interesimin e Rezart Tacit për blerjen e një pjese të madhe të aksioneve të klubit italian janë pohuar nga vetë biznesmeni shqiptar, i cili pasi deklaron se është shumë e vështirë të futësh në futbollin italian lë derën e hapur për arritjen e kësaj marrveshje.
“Ka nje interes te shoqerise sone kundrejt Bolonjes per te blere 80 perqind te aksioneve te ketij klubi. Seria A eshte nje kampionat konservator dhe nuk eshte e lehte te futesh ne te. Konsulentet tane kane kontaktuar me Bolonjen dhe javen tjeter pritet finalizimi. Shoqeria jone eshte partnere tregtare e skuadres se madhe te Milanit do keshillohemi edhe me ta”- u shpreh biznesmeni Rezart Taci.
Top Channel