Urumki, policia gjuan me arme ndaj ujgureve

13/07/2009 14:20

Serish tension ne zonen e Xinjiangut ne Kine ku para disa ditesh humben jeten rreth 180 vete pas protestave te pakicave ujgure ne qytetin Urumki.

Policia kineze ka shtene me arme ne lagjen myslimane te qytetit Urumki, kryeqytet i rajonit Xinjiang. Pasi ka nxjerre rreth 200 persona nga tregu, policia ka gjuajtur me arme por ende nuk ka te dhena per viktima.

“Degjova disa te shtena arme dhe me pas pame njerezit te largoheshin me vrap”, rrefen nje mjek ujgur. Nderkohe, te dhena ende te pakonfirmuara flasin per dy viktima.

Top Channel