
Tri skuadrat shqiptare qe kane mbetur ne kupat e Europes kane njohur gjyqtaret per ndeshjet e mesjaves.
Ndeshja e se merkures, ku Tirana debuton ne Champions kunder norvegjezeve te Stabaek, do te drejtohet nga “bilbili” austriak Robert Shorgenhofer. Ky arbiter nuk eshte i panjohur per shqiptaret. Ne shtator 2008 ai drejtoi ndeshjen ku Shqiperia fitoi 3-0 me Malten, te vlefshme per eliminatoret e Boterorit 2010. Ajo ishte sfida e pare qe 36-vjecari ka drejtuar ne nivel kombetaresh. Shorgenhofer mban stemen e FIFA-s qe prej vitit 2007.
UEFA ka perzgjedhur nje tjeter gjyqtar austriak edhe per ndeshjen e se enjtes, ndermjet Flamurtarit dhe Matheruellit ne Europa League. Behet fjale per Fritz Stuklik: 43-vjecari arbitron ne Bundesligen austriake qe prej vitit 1992. Stuklik regjistron 82 ndeshje nderkombetare dhe 259 takime ne kampionatin elitar te vendit te tij.
Ai ka rimarre stemen e FIFA-s ne vitin 2009, ndersa ka qene protagonist edhe ne sfiden Matersburg-Kapfenberger (3:1): takimi zgjati 106 minuta, ndersa gjyqtari dha 13 kartone te verdhe dhe nje te kuq. Ndersa gjyqtari i Vllaznise ne Vjene, per ndeshjen me Rapidin, eshte rusi Vladislav Besborodov.
Top Channel