
Paralajmerimi i drejtuesve te Matheruellit, qe ne sajtin zyrtar i kerkonte tifozeve te mos udhetonin drejt Shqiperise per ndeshjen me Flamurtarin, eshte cilesuar si nje gafe diplomatike.
Klubi skocez u detyrua te heqe lajmerimin, per sfiden e turit te dyte ne Ligen e Europes, nga faqja zyrtare ne internet. Skuadra qe militon ne Premierligen skoceze, theksonte se rekomandimi per te mos ndjekur skuadren drejt Vlores erdhi pas keshillimit me Zyren e Jashtme dhe me Policine e Strathklajdit. Por, te dyja keto institucione pergenjeshtruan klubin nga Lenarkshajri, duke bere te ditur se askush nuk kishte komunikuar me ta rreth kesaj ceshtjeje.
Lajmi i publikuar shkaktoi edhe zemerimin e tifozeve te Matheruellit, te cilet kishin planifikuar te vinin ne vendin tone, per te mbeshtetur ekipin e zemres ne aventuren europiane. Deklarata per shtyp shkruante: “Tifozet duhet te kene parasysh se per sigurine e tyre, si Zyra e Jashtme ashtu edhe policia e Strathklajdit i keshillojne qe te mos udhetojne fare drejt Shqiperise gjate javes se ardhshme.
Per kete arsye, klubi nuk do te organizoje asnje udhetim me carter dhe i kerkojme atyre mbeshtetesve, te cilet kishin planifikuar ta ndiqnin nga afer ndeshjen, qe ta marrin edhe nje here ne shqyrtim kete vendim”. Megjithate, nje zedhenese e Zyres se Jashtme deklaroi se, pavaresisht se ne Shqiperi ekzistojne disa zona me kriminalitet te larte, shqetesimi i drejtuesve te Matheruellit ka lindur per shkak te “mungeses se komunikimit”.
Ajo tha: “Drejtuesit e Matheruellit nuk na kane kontaktuar. E kam te qarte se disa klube vetem sa vizitojne faqen tone elektronike dhe prej aty nxjerrin nje perfundim. Aktualisht ne Shqiperi ka disa zona te pasigurta, por ne nuk kemi dhene asnjehere sugjerime, qe ndalojne udhetimin drejt ketij vendi. Mendoj se kjo situate eshte krijuar prej mungeses se komunikimit”. Nje tjeter zedhenese, kete here e policise se Strathklajdit, beri te ditur se nuk eshte ne dijeni te dhenies se nje informacioni te tille.
Top Channel