Madheruell paralajmeron tifozet

11/07/2009 09:15

Kundershtari i Flamurtarit ne turin e dyte te Europa League, Madheruell, u ben thirrje tifozeve te saj te mos udhetojne drejt Shqiperise per ndeshjen e te enjtes se 16 korrikut.

Skuadra skoceze arriti kualifikimin fale fitores 3-0 ne fushen e Lanelit, qe mundesoi keshtu permbysjen e humbjes 3-1 ne ndeshjen e pare ne shtepi.

Megjithate, drejtuesit e klubit nuk duan qe tifozet te shkojne ne Vlore pa u konsultuar me “Foreign Office” (Zyren e Jashtme) dhe policine.

“Tifozet duhet te jene te vetedijshem se ne interes te ruajtjes se sigurise fizike, ‘Foreign Office’ si dhe ‘Strathclyde Policia’ i kane keshilluar te mos udhetojne per ne Shqiperi gjate javeve te ardhshme.

Si rezultat, klubi nuk do te organizoje fluturime me çarter dhe tifozet duhet ta marrin ne konsiderate seriozisht kete paralajmerim”, thuhej dje ne nje deklarate te klubit. Nje zedhenes i Madheruellit tha per “BBC Scotland” se nuk ka pasur shqetesime mbi vendin e zhvillimit te ndeshjes dhe se klubi nuk do te kerkoje ndryshimin e tij. Drejtuesit e klubit e vleresuan mbeshtetjen e fansave te saj per ndeshjen ne Lanelit, por ata jane te shqetesuar per tifozet qe mund te udhetojne ne menyre te pavarur drejt Shqiperise. Drejtori i pergjithshem i Madheruellit, Leanne Dempster, u shpreh per “BBC Scotland”:

“Ne e dime se disa tifoze do te udhetojne ne mbeshtetje te ekipit. Do te donim qe ata, perpara se te ndermarrin kete udhetim, te drejtohen te faqja e “Foreign Office” ne internet per te marre disa informacione baze. Por, per fat te keq, nuk do te kete fluturime te organizuara nga klubi me çarter dhe arsye per kete eshte mungesa e sigurise”.

Perfaqesuesja U-21 e Skocise luajti nje ndeshje eliminatore te Europianit te te rinjve ne kryeqytetin shqiptar, Tirane, ne mars, por nuk u regjistrua asnje incident. “Foreign Office” thekson se siguria publike ne pergjithesi eshte e mire, sidomos ne Tirane, dhe shqiptaret jane shume mikprites per vizitoret.

Megjithate, ne kete faqe thuhet gjithashtu se krimi dhe dhuna ende paraqiten si nje problem serioz ne disa zona, pasi ende shume arme jane ne duar te popullit. “Foreign Office” shton se qyteti bregdetar i Vlores eshte nje zone ku kohet e fundit eshte raportuar per vjedhje valixhesh ne dhoma hotelesh dhe ne transportin publik. Nderkohe qe trajneri Xhim Genon mendon vetem per ndeshjen.

Ai shpreson te sjelle dy ose tre futbolliste te rinj ne ekip para ndeshjes se te enjtes ndaj Flamurtarit. Nje gje te tille ai e beri te ditur pas fitores 3-0 ndaj Lanelit. Genon u shpreh: “Ne jemi ne pritje te dy ose tre lojtareve te rinj. U kualifikuam per ne raundin e dyte dhe duhet ta pershpejtojme procesin e perforcimeve. Me gjithe cilesite e treguara ne kete ndeshje, mund te shihni disa prej dobesive te ekipit, ndaj une nuk do te kisha deshire t’u besoja te rinjve”.

Genon beson se skuadra e tij ka marre mesimet e duhura nga paraqitja e dobet dhe humbja tronditese 1-0 ne fushen e saj vetem nje dite pasi zuri vendin e Mark MekGhi. “Ne jemi te kenaqur qe shohim se metodat tona stervitore kane rezultuar efikase, shtoi me pas trajneri.

Skuadra rifitoi krenari pas humbjes ne ndeshjen e pare me Lanelin. Duhet qe te bejme nje loje me sulmuese dhe te tregojme me shume guxim dhe kualitet ne fushe. Une nuk di shume gjera per skuadren shqiptare, por ne jemi perqendruar te loja jone”, ka perfunduar trajneri i kundershtareve te Flamurtarit.  
 
 

Top Channel