Hamilton me i miri ne provat e lira

11/07/2009 12:00

Lewis Hamilton u rikthye ne pisten e Nurburgrin-it duke regjistruar kohen me te mire ne provat e lira per Cmimin e madh te Gjermanise.

Kampioni i botes ne fuqi, me makinen e tij Mclaren Mercedes e pershkoi pisten per nje kohe prej 1 minute, 32 sekonda e 149 te mijtat duke lene pas kraheve gjermanin Sebastian Vettel  me makinen e tij Red Bull dhe kryesuesin e kampionatit te ketij viti Janson Button me Brawn GP.

Gjithsesi ky rezultat nuk eshte se e kenaqi shume Hamiltonin, i cili kerkon maksimumin ne garen e te dieles. “Jane prova te lira dhe asgje me shume” tha britaniku. Jam i kenaqur se kemi punuar mire, por shpresoj te kem te njejtin sukses edhe ne gare, perfundoi Hamilton.

Top Channel