
Trajneri i Kombetares shqiptare, Josip Kuzhe, kerkon qe ne miqesoren e 12 gushtit me Qipron te kete ne dispozicion lojtaret me te mire.
Me kete perballje, kunder perfaqesueses se ishullit te Aferdites, do te hapet zyrtarisht edhe sezoni i ri futbollistik ne vendin tone. Por, kroati 56-vjecar e ka te qarte se nuk eshte e thjeshte qe kuqezinjte te paraqiten me skuadren me te mire.
Takimi eshte nje mundesi e mire per vezhgimin e te rinjve dhe njohjen me formen fizike te titullareve, por ai do te sherbeje edhe si pergatitje per sfiden e parafundit ne Grupin 1 eliminator te Boterorit 2010, ku me 9 shtator ne stadiumin “Qemal Stafa” vjen Danimarka.
“Ndeshja me Qipron eshte nje test gjeneral mjaft i rendesishem ne kete fillim sezoni. Objektivi im eshte qe te grumbulloj futbollistet me te mire, edhe pse me duhet te pranoj se do te jete e veshtire per t’u realizuar”, deklaroi Kuzhe. “Fakti eshte qe kjo miqesore zhvillohet ne momentin kur fillojne kampionatet, ose kur skuadrat europiane jane ne kulmin e pergatitjeve dhe per disa futbolliste nuk do te jete e lehte te paraqiten. Klubet e tyre mund te mos i lejojne te grumbullohen ne Kombetare, ne nje moment kaq te rendesishem. Gjithsesi, shpresoj se do te kemi sa me shume pergjigje pozitive”.
Gjate dites se djeshme, trajneri ka ndjekur paraqitjet e ekipeve shqiptare, te cilat ishin te impenjuara ne ndeshjet e dyta te turit te pare eliminator ne Europa League. Per 45 minuta Kuzhe qendroi ne tribunen kryesore te stadiumit “Qemal Stafa”, ku vezhgoi sfiden e Dinamos me finlandezet e Lahtit, ndersa me pas ai eshte ulur perpara ekranit te “SuperSport”, ku ndoqi edhe takimin e Vllaznise me irlandezet e Sligo Rovers.
Por, prej humbjes se pafat 2-1 me Portugaline me 6 qershor, “timonieri” i Kombetares nuk ka qene vetem me pushime. Ai udhetoi drejt Peskares, per te ndjekur perfaqesuesen U-20 ne Lojerat XVI Mesdhetare.
“I ndoqa te dyja ndeshjet e kesaj perfaqesuese ne ‘Peskara 2009’ dhe shpresoja qe ata te arrinin rezultate pozitive”, pohoi Kuzhe. “Gjithsesi, nuk kane shume rendesi rezultatet, por loja e skuadres dhe evidentimi i elementeve me te ardhme premtuese, te cilet mund te fitohen nga perfaqesuesja. Kishte futbolliste me potencial, por realisht ata kane nevoje per shume pune per t’u ngritur ne nivele te larta”. Pa permendur emra, ai nenvijezoi siten nepermjet te ciles keta sportiste duhet te kalojne per t’u bere pjese e Kombetares “A”:
“Me pelqyen 2-3 lojtare, qe ne te ardhme mund te japin kontribut per Shqiperine. Gjithsesi, po flasim per futbolliste 20-vjecare, ose ndoshta edhe me te vegjel, qe me pare duhet te konfirmojne kualitetin e tyre ne Kombetaret e moshave. Ndoshta ne te ardhme ata mund te marrin nje thirrje ne ekipin e pare”. Kroati ka hedhur edhe baza te forta per bashkepunimin me trajnerin Artan Bushati, ku jane perqendruar te perzgjedhja e lojtareve, programi i skuadrave dhe menaxhimi sa me i mire i tyre.
Top Channel