
Kreshnik Qato u rikthen shqiptareve serish emocionet e medha qe dhuron boksi.
Te shtunen ai ka vendosur te ngjitet ne ring per t’u perballur ne nje ndeshje pergatitore ndaj hungarezit Zoltan Surman. Kjo sfide do te zhvillohet ne kryeqytetin anglez, Londer, ku eshte edhe rezidenca e boksierit te njohur shqiptar, i cili per momentin mban titullin e kampionit te botes ne versionin “WBF”.
Kjo ndeshje do t’i sherbeje Qatos si parapergatitja me e mire per sfiden qe do te kete se shpejti ne mbrojtje te ketij titulli. Surman eshte nje boksier 32-vjecar nga Hungaria, i cili ka nje karriere jo te madhe dhe numeron ne total 14 ndeshje, me te cilat ka nje bilanc: 8 fitore (6 me “knock out”), 5 humbje (4 me “knock out”) dhe 1 barazim. Surman njihet ndryshe me nofken “Suri”.
Qato ka nje bilanc prej 17 fitoresh dhe 6 humbjesh, por me e rendesishmja eshte se ne kater vitet e fundit ai mbetet i pamposhtur, duke shenuar 12 fitore radhazi. Deri tani jane shitur mbi nje mije bileta per tifozet shqiptare qe jetojne ne Angli.
Top Channel