
Gjykata Kushtetuese shfuqizoi nje nga nenet me te debatueshme te ligjit per organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqesor, te miratuar ne shkurt te 2008-es, ate te kompetencave te kancelarit.
Ne nje vendim qe nuk u shpall nga trupi gjykues por iu dorezua paleve te ineteresuara ne dore, Gjykata e vlereson kompetencen e kancelarit per emerimin dhe shkarkimin e personelit administrativo-teknik, edhe ne drejtim te ndikimit qe mundeson kjo kompetence ne ceshtjet e administrimit financiar.
Personeli i sektorit te financave, thuhet ne vendimin e Gjykates Kushtetuese, eshte pjese e personelit te sherbimeve ndihmese ne gjykate.
Kompetenca e kancelarit, i cili emerohet dhe shkarkohet nga ministri i Drejtesise, per te emeruar dhe shkarkuar edhe personelin e sektorit te financave, duke shmangur kryetarin e gjykates, e vendos kete sektor ne vartesi te drejtperdrejte te tij, argumentohet me tej ne vendim dhe per rrjedhoje ky rregullim bie ne kundershtim me nenin 144 te Kushtetutes, sipas te cilit gjykatat e administrojne vete buxhetin e tyre.
Gjykata Kushtetuese arrin ne perfundimin se neni 38/A i ligjit per organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqesor ku parashikohet se: “kancelari emeron dhe shkarkon personelin e sekretarise gjyqesore dhe personelin administrativ teknik” bie ne kundershtim me standartet e mesiperme kushtetuese lidhur me pavaresine e gjykatave dhe te gjyqtareve, lexuar se bashku me parimin e ndarjes dhe balancimit ndermjet pushteteve.
Lidhur me kete ceshtje gjate diskutimit te draftit ligjor ne komisionin e ligjeve ka patur debate te forta mes ligjevenesve te shumices se djathte dhe perfaqesuesve te KLD dhe shoqates se gjyqtareve, te cilet me pas e ankimuan ate ne Gjykate Kushtetuese.
Palet paditese argumentuan se kompetencat e kancelarit cenonin pavaresine dhe i benin te mundur nderhyrjen e qeverise ne pushtetin gjyqesor.
Top Channel