
Ervin Skela leshon sinjale per drejtuesit e Kelnit, skuader qe ne sezonin e ardhshem do te luaje ne eliten e futbollit gjerman.
Pas miqesores, qe te besuarit e teknikut Zvonimir Soldo zhvilluan me Koblencin (ku shqiptari po stervitet ne pritje te transferimit te nje ekip i ri), fantazisti kuqezi u shnderrua ne analist. Edhe pse “i fshehur” se bashku me menaxheret ne nje prej kabinave te transmetimit, prezenca e 32-vjecarit nuk kaloi pa u vene re.
Ai foli per paraqitjen e Kelnit, duke theksuar se atyre u mungon nje mesfushor cilesor. “Nuk mund te them se sa te lodhur ishin lojtaret prej fazes pergatitore, por kjo nuk eshte menyra per te ecur perpara”, tha Skela. Edhe trajneri Soldo mendon se nevojitet afrimi i nje lojtari me tipare ofensive: “Do te ishte vetevrasje po te paraqitemi keshtu ne kampionat”.
Fantazisti eshte kerkuar me ngulm edhe nga ish-lojtari i Bajernit, Lukas Podolski. Skela tha: “Ishte shume i vecuar nga pjesa tjeter e skuadres”. Ndoshta lojtari i Kombetares do te ishte elementi qe i mungon mozaikut…
Top Channel