Usain Bolt, “mbret” edhe ne Lozane

08/07/2009 15:35

Kampioni olimpik Usain Bolt ka regjistruar kohen e katert me te shpejte ne bote ne 200 m, ne cmimin e madh te Lozanes, duke ndalur kronometrin ne 19:59 sekonda edhe pse pista e vrapimit ishte e lagur.

Xhamajkani ka bere nje tjeter paraqitje shume te qete duke u shkeputur qe nga starti ndaj rivaleve, vetem 82 te mijtat me prapa ka kaluar finishin vendi i dyte qe ishte amerikani LaShown Merit qe eshte kampioni i garave te 400 m. Koha qe Bolt regjistroi ne kete gare ishte 29 te mijtat me e ngadalte se rekordi qe vendosi vitin e shkuar ne lojrat olimpike.

Nje tjeter xhamajkan ka dominuar garen ne 100 m, ish-rekordmeni Asafa Pawell. An Fraser ka fituar garen e 100 m per femra, nderkohe qe ne garen e 200 m per femra ka dominuar Cerron Steward.

Top Channel