Pendohet Mainc, Hyka do te qendroje

08/07/2009 09:35

A eshte Jahmir Hyka (21-vjeç) i fituari i pare i fazes pergatitore? Kjo eshte pyetja qe ngrinte dje prestigjiozja gjermane “Bild”, ne lidhje me mundesine e konfirmimit te talentit shqiptar te Mainci per sezonin tjeter.

Demtimet e Trojan, Chadlit dhe Polanskit, kane vene ne pikepyetje mesfushen e kesaj skuadre.

Menaxheri Kristian Heidel konfirmoi: “Hyka eshte permiresuar gjithnje e me shume”. Shqiptari shfaqet konkurrues ne stervitje, ka nje driblim te bukur, eshte i etur per te zbritur ne fushe. Per mire ka ndikuar edhe aktivizimi i tij me Kombetaren e Shqiperise ne ndeshjen e fundit. Per nje aktivizim me te madh u mendua te huazohet. Por tani Mainci ka ndryshuar mendje.

“Do te ishte katastrofike per te nese nuk do te luaje per dy sezone radhazi”, thote Heidel. Hyka, per shkak se eshte nje lojtar ekstrakomunitar, nuk mund te luaje as tek amatoret e Maincit ne Regionalliga. Ndersa zerat per nje transferim te tij te Palermo nuk po konkretizohen, pasi mungon oferta e italianeve.

Top Channel