Lacio interesohet per Blerim Xhemailin

08/07/2009 09:50

E ardhmja e Blerim Xhemailit, shqiptarit nga Maqedonia, qe zoteron edhe nje pasaporte zvicerane, do te jete larg Torinos.

Ky eshte lajmi me i fundit nga kampionati italian. Per te jane interesuar kater skuadra te Serise A, por zhbllokimi u arrit vetem pas marreveshjes mes Torinos dhe Kievos per blerjen e Italianos.

Xhemaili pelqehet nga Udineze, Napoli dhe Fiorentina. Por dje eshte futur ne kete valle edhe Lacio, e cila ka per drejtor teknik ish-futbollistin e njohur shqiptar, Igli Tare. Lacialet, te cilet mund te humbasin sherbimin e Ledesmes, shikojne Xhemailin si zevendesuesin ideal.

Megjithate vazhdojne te jene shume aktive Fiorentina dhe Udineze. Violet italiane, te cilet jane shume prane nje largimi te mundshem drejt Arsenalit te brazilianit Filipe Melo, synojne te mbushin boshllekun me Xhemailin.

Top Channel