Kuzhe, telefonate nga Dinamo: Vila, i shkelqyer

08/07/2009 09:10

Drejtuesit e Dinamos se Zagrebit vazhdojne te shprehen me superlativa rreth Emiljano Viles, mesfushorit qe u be pjese e klubit te mirenjohur kroat rreth tri jave me pare.

Se fundmi, kreret e gjigandeve kroate i kane telefonuar trajnerit te Kombetares, Josip Kuzhe, duke i bere te ditur se 21-vjeçari eshte nje futbollist i shkelqyer, jo vetem ne aspektin teknik dhe fizik, por edhe ne sjelljen qe po tregon gjate fazes pergatitore.

Drejtuesi i stolit te bluve, Kruno Jurçiç, eshte shprehur mjaft i kenaqur nga angazhimi i talentit te perfaqesueses.

Pas disa muajsh vezhgime, ne periudhen kur lojtari militonte ne radhet e Teutes, ne fund skuadra e kryeqytetit kroat kishte kerkuar nje mendim edhe nga Kuzhe dhe krahu i tij i djathte, Mustedanagiç.

Ata nuk hezituan ta sponsorizonin Vilen ne kete transferim mjaft te rendesishem drejt Zagrebit.

“Vila eshte nje lojtar i shkelqyer teknikisht. Edhe te dhenat e tij fizike jane ne nivele shume te mira”, ishte analiza qe drejtuesit e Dinamos bene per teknikun kuqezi nepermjet telefonit. “Por, duhet theksuar se lojtari ka edhe nje sjellje te admirueshme: gjithmone i disiplinuar ne stervitje dhe mjaft serioz ne punen qe ben”.

Pasi debutoi me gol ne miqesoren e fituar 11-3 kunder NK Kalcer-Vodoterm, qe militojne ne kategorine e dyte sllovene, Vila ka luajtur edhe 30 minuta ne miqesoren e tri diteve me pare kunder rumuneve te Steauas se Bukureshtit.

Top Channel