Ferrari-Alonso, marreveshja ne shtator?

08/07/2009 15:40

Ka filluar te dale gjithnje e me shume ne pah nje marreveshje e shumeperfolur mes Fernando Alonsos dhe skuadres Ferrari per sezonin e ardhshem.

Ende skuadra italiane nuk pohon asgje, perkundrazi ata kane nxjerre nje komunikate per shtyp ku thuhet se jane mire me dyshen e piloteve Masa-Raikonen.

Mediat italiane kujtojne edhe kontraten e Majkell Shumakerit ne vitin, 1995 e cila edhe pse perflitej, asnjehere nuk u pranua nga Ferrari deri ne momentin e zyrtarizimit.

Nga mediat spanjolle mesohet se zyrtarizimi i i kontrates mes Alonsos dhe Ferrarit do te jete data 13 shtator kur do te zhvillohet edhe Cmimi i Madh i Italise ne Monza. Ndoshta ndodh keshtu, por Ferrari me sa duket nuk do te tensionoje garen e shtepise dhe si rrjedhoje mund te shtyje zyrtarizimin per ne fundin e sezonit.

Persa i perket pages, perflitet se Fernando Alonso do te marre nga Ferrari 28 milione euro ne vit.

Top Channel