Bunjaku, kandidat per stolin e Kombetares

08/07/2009 09:45

Federata Kosovare e Futbollit (FFK) ka propozuar Albert Bunjakun si kandidat per te marre drejtimin e perfaqesueses se futbollit.

38-vjeçari qe jeton ne Suedi, shihet si pasardhes i Edmond Rugoves, i cili ka dhene doreheqjen nga ky post. Kandidatura e Bunjakut mbeshtetet nga kreu i federates, Fadil Vokrri, ndersa ai ka gjetur mbeshtetje te plote edhe nga Komiteti Ekzekutiv, gjate mbledhjes se zhvilluar te marten.

“Komiteti Ekzekutiv ka shqyrtuar propozimin e presidentit te FFK-se per emerimin e trajnerit te ri te perfaqesueses se Kosoves. Pas takimeve dhe konsultave me Keshillin Profesional te FFK-se, Vokrri vendosi te propozoje Albert Bunjakun, i cili i njeh rrethanat e sportit ne vend, ka nje pervoje jashtezakonisht te mire dhe e ka ndihmuar shume futbollin kosovar”, thuhej ne deklaraten per shtyp te federates.

Top Channel