Blerja e Canes boshatis arken?

08/07/2009 09:25

Kalimi i Lorik Canes te Hamburgu po behet gjithnje e me i besueshem per te gjithe.

Pas deklaratave te vete Canes dhe babait-menaxher, Agimit, tashme rikonfirmohet tratativa shume optimiste edhe nga vete drejtuesit e klubit gjerman, te cilet theksojne se jane gjithnje e me prane blerjes se mesfushorit shqiptar.

Madje, si pengese ata nxjerrin vetem vonesen e Marsejes ne gjetjen e nje zevendesuesi te Lorikut, i cili do te zhbllokonte automatikisht transferimin. Shuma qe Hamburgu do te paguaje pritet te jete 7 milione euro, plus 1 milion bonus ne rast te arritjes se rezultateve te mira.

Megjithate, ne kampin gjerman ka polemika. Blerja e shqiptarit mund te boshatise arken e klubit, i cili eshte shume prane afrimit edhe te dy lojtareve te tjere, Filip Senderos dhe Markus Berg.

Nderkohe qe sipas burimeve te fundit, pergjigjja perfundimtare e Canes po vonon per shkak te interesimit edhe te dy gjiganteve angleze, Arsenalit e Liverpulit, te cilet po ngurojne disi ne kete tratative.

Top Channel