Zgjedhjet ne Kamez, ne mbremje rezultatet

29/06/2009 19:24

Procesi i numerimit te votave ka vijuar normalisht edhe ne KZAZ numer 56 ne Tirane, vendosur prane Institutit Bujqesor ne Kamez.

Deri ne mesdite nga 51 qendra votimi jane numeruar 34 prej tyre ku kane marre pjese rreth 18 mije votues, shifer kjo e barabarte me votuesit e te gjitha qendrave te kesaj njesie per zgjedhjet vendore te vitit 2007.

Megjithese pjesmarrja ne votim eshte rritur ne masen 80 % duket se numeruesit me nje ritem me te shpejte se KZAZ-te e tjera ne Tirane do te mbyllin kete proces rreth mbremjes, gje te cilen e pohon edhe kryetari i kesaj KZAZ-je, Sokol Ndreu.

Ne 51 qendrat e kesaj KZAZ-je perfshihet e dhe zona e Bathores ku nje pjese e mire e qendrave te votimit ishin vendosur ne ambiente private, perkatesisht ne 24 te tilla.

Sipas anetareve te  grupeve te numerimit, ne te gjitha keto qendra ne avantazh ka qene Partia Demokratike, ndersa ne qendrat e votimit ne ambientet publike ka kryesuar Partia Socialiste. Kur mbeten per t’u numeruar dhe rreth 10 mije vota diferenca mes dy forcave  te medha politike eshte 14 %.

Top Channel