Xhafa: Komisioneret e PD po demtojne numerimin

29/06/2009 23:42

Sekretari per Ceshtjet Ligjore ne Partine Socialiste, Fatmir Xhafa ka ngritur shqetesimin e tij per probleme ne disa zona te ndryshme te vendit, ku pergjegjes janekomisioneret demokrate te cilet po demtojne procesin e numerimit.

Sipas Xhafes, komisioneret e PD-se po sjellin keshtu zgjatjen e procesit dhe rrezikun per ta vene procesin ne turbullira qe mund te sjellin tension.

Zyrtari socialist, thekson se po ushtrohet presion ne zona te ndryshme, po largohen komisionere nga procesi i numerimit pa dhene shpjegime, ka mungesa energjie si dhe ka prezenca te zyrtareve te larte te shtetit.

Top Channel