Ristani: Numerimi, probleme me komisioneret

29/06/2009 19:04

Kryetari i KQZ, Arben Ristani ka deklaruar se ne procesin e numerimit te votave ne zona te ndryshme te vendit jane konstatuar disa probleme te vogla.

Sipas kreut te KQZ-se, behet fjale per komisionere te patrajnuar te partive te ndryshme qe jane detyruar te lene detyren.

“U krijuan disa problematika, edhe per shkak te komisionereve te patrajnuar qe jane terhequr nga numerimi. Kjo ka ndikuar ne procesin tone qe kishte nisur mire”, ka pohuar Ristani.

Gjithesesi, Ristani ka nenvizuar se procesi i numerimit ne pergjithesi po ecen mire dhe nen ndjekjen me vemendje te KQZ-se permes pamjeve on line te ofruara nga kamerat.

“Megjithate, procesi po ecen qete dhe teknologjia ka dhene rezultatet e saj. Jemi duke regjistruar problematika, por po ndjekim nga afer gjithcka qe ndodh ne vendet e numerimit te votave dhe po behemi gati te nderhyme”, ka nenvizuar Ristani.

Lidhur me vleresimin e OSBE/ODIHR, Ristani ka shtuar se faktori nderkombetar do ta vleresoje punen e KQZ-se.

Top Channel