
Nje tjeter deklarate kritike ka mberritur per Tiranen zyrtare dhe faktorin politik shqiptar nga Brukseli, pas publikimit te raportit te vezhguesve nderkombetare.
Komisioneri Europian per zgjerimin Olli Ren ka vleresuar raportin duke i konsideruar kritikat e tij te drejta.
Ne deklaraten e tij Komisioneri Europian thekson se ka mbajtur shenim per konkluzionet paraprake te OSBE/ODIHR, te cilat i referoheshin progresit te dukshem te arritur ne disa fusha.
“Megjithate, keto permiresime jane erresuar nga politizimi i aspekteve teknike te procesit zgjedhor si edhe dhunes gjate fushates zgjedhore. Dita e zgjedhjeve ishte pergjithesisht e qete dhe paqesore. Pati dhe permiresime te vogla qe kishin lidhje me procesin e votimit, megjithese u vune re disa shkelje procedurale”, thote Rehn.
Komisioneri shprehet plotesisht dakord me deklaraten e misionit OSBE- ODIHR se vleresimet e percaktuara te zgjedhjeve nuk duhet te behen perpara numerimit te votes dhe perfundimit te tabulimit.
“Megjithate keto zgjedhje qartazi nenvizojne nevojen per lidershipin politik shqiptar pertej kufijve partiake, te punojne fuqishem per te bere zgjedhje ne te ardhshem te cilat plotesisht do te permbushin standartet nderkombetare dhe te kene confidence te larte publike te votuesve shqiptare”, u shpreh Rehn.
Nje tjeter vleresim ka mberritur edhe nga zedhenesit e shefit per politiken e jashte te Bashkimit Europian Havier Solana, Kristina Nagi.
“Ne pergezojme popullin shqiptar per angazhimin e tyre koletiv per nje te ardhme te ndertuar mbi bazen e zgjedhjeve te lira, te ndershme dhe transparente.Duke pritur rezultatin perfundimtar te zgjedhjeve te djeshme, ne inkurajojme te gjitha partite te riafirmojne angazhimin e tyre per reformat e nevojshme, perfshire edhe aftesine e mjaftueshme administrative per te garantuar implementimin e atyre reformave”, shprehet Nagi.
Top Channel