Proces i ngadalte numerimi

29/06/2009 18:30

Nga numerimi i deritanishem i votave ne qarkun e Elbasanit sipas korrespondenteve te Top Channel rezulton se Partia Socialiste eshte ne avantazh ndaj Partise Demokratike.

Procesi i numerimit po vazhdon i ngadalte dhe duket se do te kalojne ore te tera deri ne fund te tij.

Ende nuk ka nje rezultat te paster per votimin ne qytetin e Elbasanit, nderkohe qe ne zonat rurale, vihet re epersia e PS-se.

Vlore

Ka kaluar afati ligjor per mbylljen e numerimit votave, nderkohe qe ne Vlore duhet te numerohen edhe gjysma e kutive.

Po ashtu ka patur disa probleme ne kater qendra votimi qe nuk jane marre ne konsiderate.

Shqetesim ka patur edhe per dhenien e pushimit prej tre oresh per numeruesit e votave, pasi keta te fundit kane marre leje nga KQZ.

Ne nje qender votimi ne Ksamil, anetaret e komisionit kane pare parregullsi dhe nuk kane pranuar ta marrin ne konsiderate kutine e votimit. Me pas KZAZ-ja ka vendosur ta numeroje ate.

Gjirokaster

Rikthehet qetesia ne qendrat e votimit te qarkut te Gjirokastres, pas nje incidenti te shenuar ne oret e paradites.

Per rrethin e Gjirokastres, ne votat e numeruara deri tani PS eshte ne avantazh dhe e njejta situate eshte edhe ne Tepelene dhe Permet.

Force e katert politike ne kete qark vihet re partia e drejtuar nga Paskal Milo.

Durres

Procesi i numerimit ne qarkun e Durresit po ecen me ritme shume te ngadalta dhe per disa KZAZ flitet qe puna mund te vazhdoje deri te enjten paradite.

Nderkohe ne KZAZ-te e Shijakut dhe Krujes, PD eshte ne avantazh.

Ne nje prej qendrave te Durresit jane numeruar deri me tani 35 perqind te votave, shume pak per kete ore te pasdites.

Shkoder

Ne zonat rurale dhe ate urbane ne Shkoder, procesi i votimit ecen ngadale.

Bie ne sy qe ne Fushe-Arrez dhe Puke deri me tani kryeson Partia Socialiste, ndersa Malesia e Madhe dhe vete qyteti tregojne se PD eshte ne epersi.

Berat

Procesi i numerimit te votave ne qarkun e Beratit ka ecur pak me shpejt se ne qarqet e tjera te vendit, dhe sipas rezultateve te deritanishme Partia Socialiste eshte ne epersi.

Top Channel