Glover: Procesi zgjedhor me probleme

29/06/2009 15:05

Shefja e misionit te ODIHR-it, Audrey Glover ka lexuar nje pjese te raportit paraprak pas vezhgimit te monitoruesve te huaj ne shume zona votimi diten e djeshme.

Glover e nisi fjalen e saj nga kodi i ri zgjedhor, duke theksuar se ky kod u pranua nga te dyja palet per te permiresuar problemet me identifikimin dhe regjistrimin e zgjedhesve.

“Eshte per te ardhur keq qe niveli i larte i mosbesimit mes partive, presioni dhe shperdorimi i fondeve publike nuk e rriten cilesine. Numerimi i votave do zgjase edhe per disa dite te tjera dhe ky proces do ndiqet nga rezultatet dhe vezhghuesit tane qe do jene ne terren per ta vezhguar procesin”, u shpreh Glover ne deklaraten per shtyp.

Ne vijim te fjales, shefja e misionit te ODIHR-it u tregua e kujdesshme, duke thene se nje peshe te madhe ne vleresimin perfundimtar te zgjedhjeve do ta kete edhe faza qe ka mbetur, pra administrimi i procesit te numerimit te votave.

“Per kete arsye ekipi jone do qendroje ketu per ta vezhguar procesin dhe per te pare si do ece puna me ankesat, derisa procesi te perfundoje. Ne do nxjerrim nje raport te plote rreth 8 jave pas perfundimit te procesit ku do perfshihen edhe rekomandimet per permiresime. KQZ i administroi detyrat me profesionalizem dhe brenda afateve ligjore, por anetaret ishin te ndare ne disa nga ceshtjet e debatueshme dhe votuan sipas bindjeve politike. Kishte shkeputje mes punes se KQZ-se ne Tirane dhe asaj cfare ndodhi ne qarqe. Per me teper partite nuk emeruan brenda afateve ligjore komisioneret”, qartesoi Glover.

Diplomatja nderkombetare nuk kurseu kritikat as per mediat, duke nenvizuar se transmetuesit mediatike ishin te njenshem ne pasqyrimin e aktiviteteve te partive kryesore, duke u lene shume pak hapesira partive te vogla. Ne fund te fjales se saj, Glover hodhi poshte cdo hije dyshimi per anesine e ketij misioni ne vendin tone. “Une dhe ekipi im qe kur kemi ardhur ne Shqiperi, kemi thene qe kemi ardhur pa nje axhende te meparshme dhe jemi ketu pa ide te marra me perpara dhe te paanshem. Ne kemi funksionuar ne nje menyre te paanshme si te gjitha misionet e ODIHR-it”, pohoi Glover.

Top Channel