Gjirokaster, nderpritet numerimi ne nje qender

29/06/2009 20:41

Nderpritet procesi i numerimit ne KZAZ 25 ne Gjirokaster per te rinisur ne mesnate pas nje pushimi disaoresh.

Ne rrethin e Gjirokastres jane numeruar shume pak kuti votimi dhe procesi ka gjasa te perfundoje diten e neserme.

Nderkohe ne Permet dhe ne Tepelene, procesi i numerimit ka ecur normalisht dhe pritet qe se shpejti te mberrijne edhe rezultate finale. Deri me tani ne te dy keto rrethe, kryeson Partia Socialiste.

Veshtire te percaktohet rezultati ne minoritetin grek, pasi atje ne konkurim kane qene Vangjel Tavo i PS-se, Vangjel Dule i PBDNJ-se dhe Spiro Ksera i PD-se.

Top Channel