Elbasan, PS: Militantet e PD po prishin procesin

29/06/2009 22:31

Ne KZAZ-ne numer 12 ne qarkun e Elbasanit jane regjistruar momente tensioni per shkak te vlefshmerise se disa fleteve.

Sipas informacioneve te fundit, komisioneret e PD donin t’i shpallnin ato te pavlefshme, ndersa PS kerkonte te kunderten.

Kandidatet e te dyja paleve kane debatuar duke ngritur edhe zerin, por me pas kane rene dakord qe procesi i numerimit te rifilloje.

Pritet qe dy grupet te vendosin se si do t’i cilesojne ato flete te votimit, ku shenja e votuesit nuk eshte vendosur ne vendin e duhur.

Nderkohe, ne zonen numer 14 numerimi eshte nderprere plotesisht. Kandidatja e PS, Valentina Leskaj ben pergjegjes eksponentet e PD, te cilet sipas saj kane marre vendime te njeanshme mbi procesin.

Nderkohe, ne Librazhd, deputeti i PS Taulant Balla pretendon se persona te paautorizuar kane prishur procesin.

Ai ka bere te ditur per Top Channel se, i ka kerkuar “ish-ministrit” te Jashtem Lulzim Basha qe te heqe dore nga tensionet.

Nderkohe, ne Peqin dhe ne Gramsh numerimi ka perfunduar dhe sipas informacioneve te fundit, PD kryeson ndaj PS.

Ndersa ne komunat e Librazhdit ne avantazh jane socialistet, te cilet kerkojne nje diference prej 5 mije votash per te fituar 8-6 ndaj demokrateve.

Top Channel