Berisha: Pranoj rezultatin, sido te jete

29/06/2009 22:58

“Cilido qe te jete rezultati i zgjedhjeve une do ta pranoj”. Keshtu u shpreh kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha ne nje konference per shtyp, te disa minutave me pare.

Duke shprehur vleresimin maksimal per ecurine e procesit dhe duke lene te nenkuptohet se edhe ne rast fitoreje ajo do te jete jashtezakonisht e ngushte, Berisha po tregon nje qetesi te paprecedente ne pritje te rezultateve finale.

Lideri demokrat theksoi gjithashtu se do te prese raportin e vezhguesve kur te mbaroje perfundimisht procesi zgjedhor dhe se ka marre pozitivisht deklaratat e Brukselit per mbarevajtjen e ketyre zgjedhjeve.

Berisha po ashtu shtoi se i vetmi problem mbetet ngadalesia e numerimit te votave, gje e cila do te gjeje zgjidhje ne proceset e ardhshme.

Top Channel