Bakalli: Po na vidhen votat

29/06/2009 21:45

Kandidati i koalicionit Poli i Lirise ne Shkoder, Gilman Bakalli, denoncon ate qe ai e quan vjedhje te votave te partive te vogla te cilat shkojne per forcat e medha.

Sipas tij nje rast flagrant eshte rasti i qendres ku ka votuar ai dhe familja e tij, ku aty ka 0 vota per ate si kandidat.

Bakalli theksoi se edhe ne qendrat e tjera ku kane votuar familjare te tij dhe anetare te tjere te LZHK-se nuk e kane pare voten e tyre te figuruar gjate numerimit.

“Po na vidhen votat ne menyre te pameshirshme”, u shpreh Bakalli, sipas te cilit e gjithe kjo ndodh ne momentet e pushimit te grupeve te numerimit.

Top Channel