Pas orësh ankthi, gjendet në Tiranë 15-vjeçari që kërkohej nga familja, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore
Ne Durres, procesi zgjedhor eshte karakterizuar nga nje pjesemarrje masive e votuesve, krahasuar me zgjedhjet e meparshme.
Sipas te dhenave te dy shtabeve kryesore elektorale dhe kreut te KZAZ-se, pjesemarrja deri ne keto momente ka qene 35 per qind.
Pjesemarrje kjo e pakonstatuar ne proceset e meparshme zgjedhore ne qytetin bregdetar. Gjithashtu, procesi eshte zhvilluar i qete dhe pa incidente.
Zgjedhesit, pervecse kane votuar, kane vendosur te kalojne edhe momente relaksi ne plazhin e Durresit. Edhe ne qytetin e Vlores procesi eshte zhvilluar ne nje atmosfere te qete.
Ne qendren ku u vodh vula, procesi i votimit ka nisur normalisht pas ores 12 pasi KQZ ka sjelle nje vule te re.
Me ardhjen e orarit te drekes pjesemarrja ne zgjedhje ka rene dhe te dhenat paraprake te KZAZ flasin per nje pjesemarrje ne 35%.
Nga keta kryesisht jane votues te zones nga Ura e Nifolit deri ne Orikum, nderkohe qe nga zona e bregut pjesemarrja ka qene me e ulet.
Edhe ne qendrat ku ka pasur probleme me listat zgjedhore situata eshte zgjidhur pasi kane ardhur lista te tjera. Eksponente te dy partive kryesore, PD dhe PS kane vezhguar qendra te ndryshme votimi.
Situate e qete paraqitet edhe ne Berat, ku sipas te derguarve tane rruget e qytetit jane bosh. Gjithesesi vihet re nje fluks i zgjedhesve qe presin te votojne.
Pjesemarrja me e madhe regjistrohet ne Kucove dhe ne Uren Vajgurore, perkatesisht me nga 45 dhe 42 per qind. Ne Skrapar pjesesmarrja ka qene 41%, ndersa ne qytetin e Beratit ajo ka qene me e ulet, ne 37%.
Top Channel