Shqiperia, ne proven e demokracise

28/06/2009 16:38

Zgjedhjet e 28 qershorit kane terhequr vemendjen e mediave kryesore nderkombetare, te cilat theksojne se procesi eshte nje prove e kredencialeve demokratike per Shqiperine.

Euronews dhe BBC i kane kushtuar nje pjese te mire Shqiperise ne edicionet e tyre, ku theksojne se ekonomia mbetet shqetesimi kryesor i popullit shqiptar.

“Pas 50 vitesh komunizem, Shqiperia ka nisur rimekembjen, duke perfituar edhe nga mosprekja direkte nga kriza, e cila ka goditur vendet e Perendimit”, thote rrjeti prestigjoz informativ britanik.

Mediat nderkombetare kujtojne gjithashtu se zgjedhjet po ndiqen nga nje numer i madh vezhguesish dhe theksojne se nese ato nuk plotesojne standartet, do te cenohet procesi integrues i vendit.

Agjencia e lajmeve “Associated Press”, ne artikullin e saj veren se deri me sot proceset zgjedhore te zhvilluara ne Shqiperi nuk i kane plotesuar asnjehere standartet dhe cileson si shqetesues tre vrasjet e fundit te ndodhura ne vend.

Organet informative shtojne gjithashtu se gara elektorale do te jete e ashper, duke pare se sondazhet e fundit i nxjerrin partite e medha pothuajse barabar.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta