Ristani: Ndjekje penale per braktisesit e procesit

28/06/2009 17:16

Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Arben Ristani, deklaron se deri ne 16:30 procesi zgjedhor ka ecur mire ne te gjithe vendin, me perjashtim te disa problemeve te vogla ne oret e para te mengjesit.

Ne nje prononcim per mediat, Ristani ka dhene shifra ne lidhje me pjesemarrjen e votuesve deri ne oren 14:30. Keshtu ne Berat kane votuar 37 perqind e zgjedhesve, ne Diber 39 perqind, ne Durres 34 perqind, ne Fier 38 perqind, ne Elbasan 37 perqind, ne Gjirokaster 34 perqind, ne Korce 35 perqind, ne Kukes 41 perqind, ne Lezhe 34 perqind, ne Shkoder 35 perqind ne Tirane 38 perqind dhe ne Vlore 33 perqind e votuesve.

Ristani, ne lidhje me reagimin per media te nenkryetares Subashi, theksoi se komentet jashte salles se KQZ-se jane personale dhe jo problematike e institucionit.

Po ashtu Ristani beri me dije se vendimmarrjet jane ne baze te ligjit dhe jane te detyrueshme per t’u zbatuar nga komisioneret.

“Ata komisionere qe nuk hapur qendrat e votimit dhe jane larguar nga puna e tyre do te ndiqen penalisht”, tha Ristani.

Top Channel