Patozi: Po bejme zgjedhje evropiane

28/06/2009 18:02

Nenkryetari demokrat, Astrit Patozi, deklaroi se Shqiperia po ecen me shpejtesi drejt zgjedhjeve te lira dhe te ndershme.

“Ne po bejme zgjedhje evropiane dhe ankesat per incidente banale nuk e demtojne procesin. Ftoj qytetaret qe nuk kane votuar te ushtrojne te drejten e tyre ne keto minuta qe kane mbetur”, u shpreh Patozi.

Duke folur per Top Channel nga qyteti i Vlores, Patozi u shpreh i kenaqur me nivelin e deritanishme te pjesemarrjes, qe vjen si pasoje e nje parafushate dhe fushate te denje te partise qe ai perfaqeson.

Top Channel