Novosele, kryepleqte bllokojne votimin

28/06/2009 09:54

Vlora eshte nje nga qarqet me problemet me te medha ne procesin zgjedhor qe ka nisur ne oren 07:00 te mengjesit te sotem.

Pervec problemeve me mungesen e emrave ne lista si ne qytet ashtu edhe ne fshatin Livadhja, probleme jane vene re edhe ne Komunen Novosele. Kryepleqte e kesaj komune kane hyre ne nje qender zgjedhore, duke bllokuar perkohesisht votimin.

Ende nuk dihen arsyet e mesymjes se qendres nga kryepleqte e komunes kufitare me qarkun e Fierit. Ne Berat banoret ankohen per fshirjen e bojes ne gisht dhe kete e ka konfirmuar edhe gazetarja e Top Channel.

Top Channel