Kombinat, Tahiri konfrontohet me policine

28/06/2009 10:06

Nje tjeter perplasje mes kandidateve ne garen zgjedhore eshte verifikuar edhe ne nje qender zgjedhore ne lagjen “Kombinat” te kryeqytetit.

Kandidati socialist Saimir Tahiri eshte konfrontuar me forcat e policise. Tahiri ka thene se e kane larguar me dhune nga qendra zgjedhore, duke shtuar se policia ka dashur te ndaloje vezhguesin e Partise Socialiste ne kete zone.

Mesohet se incidenti me perfaqesuesin e selise roze eshte shkaktuar pasi nje komisioner mbante kamera ne qendren zgjedhore.

Nderkohe, Ministria e Brendshme ka reaguar menjehere pas denoncimit te Tahirit, duke thene se personat qe jane konfrontuar me kandidatin socialist, nuk jane efektiva policie.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta