Islami: PS do garantoje zgjedhje te lira

28/06/2009 08:15

Perfaqesuesi i selise roze, Kastrioti Islami ka dale ne konferencen e pare per shtyp gjate dites se sotme ku u ka bere thirrje te gjithe qytetareve te shkojne te votojne, pasi sipas tij, Partia Socialiste ka marre te gjitha masat per te parandaluar nderhyrjet e mundshme ne proces.

 

“Nepermjet mekanizmave moderve do monitorohen veprimet e paligjshme dhe kercenimet qe mund te marrin qyetetaret. Edhe ne mjediset rrotull qendrave te votimit jane marre masat per monitorimin e zgjedhjeve. Po keshtu do monitorohen te gjitha levizjet e makinave pa targa ose me targa te dyshimta qe mund te interferojne ne procesin zgjedhor”, shprehet Islami.

Ne vijim, ai ka bere thirrje qe te shmanget votimi ne emer te emigranteve dhe shtoi se PS po monitoron me rreptesi rastet e emrave te dubluar. “Po keshtu, ne te gjitha rastet do kemi parasysh nje organizim te plote te PS-se ne tre nivele qe jane; niveli mediatik, ndersa organizimi i dyte informativ lidhet me nje organizim piramidal duke filluar nga selia ketu dhe ne te gjithe qarqet per problemet me zgjedhjet. Gjithashtu kemi nje sistem online me te gjitha qendrat e votimit per informacione dhe anliza. Gjithcka eshte nen kontroll shkoni votoni te sigurte, pasi vota juaj do jete e lire dhe e garantuar plotesisht”, u shpreh Islami, i cili pranoi se aktualisht ka probleme ne disa qendra per shkak te mungeses se bazes materiale. 

Top Channel