Idrizi: Ne Vlore, zgjedhje plebishitare

28/06/2009 17:09

Kandidati per deputet i PS per qarkun e Vlores, Shpetim Idrizi ka vleresuar se procesi zgjedhor ne qytetin bregdetar po zhvillohet i qete.

Ne nje prononcim per Top Channel, Idrizi ka theksuar se edhe pjesemarrja e votuesve ne kete proces ka qene mjaft e konsiderueshme.

“Falenderoj popullin e Vlores sepse ka qene i qete dhe civil, duke e vleresuar ne maksimum kete dite te madhe per shqiptaret. Pjesemarrja po i afrohet 40%, qe eshte nje gje e rralle. Jam i bindur se do te shohim nje votim plebishitar”, ka pohuar Idrizi.

Megjithate, deputeti socialist ka nenvizuar se gjate procesit jane regjistruar nje sere problemesh qe kane te bejne sipas tij me infrastrukturen zgjedhore.

“Por nuk mund te them te njejten gje per standartet. Per 1 ore e gjysme qendrat zgjedhore ne Vlore kane mbetur te mbyllura per arsye se kishte mbaruar boja. Kjo eshte dicka absurde. Gjithashtu, ka pasur probleme te tjera, pasi ne Vlore jane 14 mije qytetare qe kane aplikuar per karte dhe s’e kane marre ate”, ka nenvizuar Idrizi.

Me tej ai ka akuzuar militantet e PD per corientim te votuesve ne qendra te ndryshme zgjedhore. “Ne qendrat zgjedhore shume persona, anetare te PD, kane corientuar votuesit. Jane keto gjera, ndikimin e te cilave do ta shohim tek rezultatet”, ka shtuar Idrizi.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta